Pyetje të Shpeshta
Njohje me Persona-t
- Çfarë Janë Persona-t?
- Ç'është Personas Plus dhe si ta marr?
- Me ç'lloj kompjuteri dhe sistemi operativ funksionojnë Persona-t?
- Cili është ndryshimi mes një teme Firefox-i dhe Persona-ve për Firefox-in?
- A janë me burim të hapur Persona-t për Firefox?
Instalim Persona-sh
Përdorim Persona-sh
- Si ta ndërroj Persona-n time të tanishme?
- Po qe se kam një temë Firefox-i të instaluar, ç'do të ndodhë kur t'i vesh një Persona?
- Po qe se kam një temë Firefox-i të instaluar, a do të funksionojë Persona?
- Si ta heq një skemë Persona-je?
- Si t'i çinstaloj Persona-t nga Firefox-i?
- Si të jap përshtypjet?
Krijimi i Persona-s Tuaj
- A mund të krijoj një Persona timen?
- A ka udhëzime lidhur me lëndën e lejuar te galeria e Persona-ve?
- A më mbetet pronësia mbi lëndën artistike të një Persona-je që e ngarkoj te "site"-i web i Persona-ve?
- Duhet doemos ta shtoj Persona-n time te galeria publike?
- Pas krijimit të një Persona-je, a mund ta përpunoj skemën?
- Cila është madhësia maksimum e lejuar për kartela për Persona-n time?
Njohje me Persona-t
Çfarë janë Persona-t?
Persona-t janë tema që ndryshojnë pamjen e shfletuesit tuaj web Firefox, që instalohen lehtë dhe përdoren lehtë. Ka mijëra Persona nga mund të zgjidhni, e më shumë shtohen përditë.
Ç'është Personas Plus dhe si ta marr?
Personas Plus është një shtesë Firefox falas që, me një klikim, ju jep mundësinë të shijoni tërë gamën e punimit me Personas. Ja ca nga gjërat që mund të bëni me Personas Plus:
- Shijoni hyrje të menjëhershme te mbi 35000 skema
- Zgjidhni të parapëlqyerat tuaja dhe ndërroni Persona kur të doni
- Krijoni skemën tuaj, për kompjuterin tuaj
- Shihni punimet dhe veçoritë më interesante sapo të mbërrijnë
Për të pasur Personas Plus, shkoni këtu dhe klikoni butonin e gjelbër Merr Personas Plus. Pasi Personas të instalohet, do të jeni në gjendje të zgjidhni dhe ndryshoni Persona-n tuaj kurdo, thjesht duke klikuar te maska e dhelprës së vogël në cepin e poshtëm majtas të dritares së shfletuesit tuaj ose duke vizituar galerinë dhe përzgjedhur një tjetër.
Me ç'lloj kompjuteri dhe sistemi operativ funksionojnë Persona-t?
Persona-t punojnë me çfarëdo lloj kompjuteri që ka të instaluar Firefox-in. Kjo përfshin platformat Mac, Linux dhe Windows. (Duhet të keni të drejta administrimi për të shtuar Persona te shfletuesi juaj Firefox.)
Cili është ndryshimi mes një teme Firefox-i dhe Persona-ve për Firefox-in?
Temat ndryshojnë pamjen e Firefox-it. Një Persona është një lloj i veçantë teme që ndryshon pamjen e shfletuesit tuaj pa ndryshuar butonat e lundrimit, panelet dhe menutë. Deri tani, për të përdorur një temë duhej ta instalonit dhe të rinisnit shfletuesin tuaj, njësoj si për zgjerimet apo shtesa të tjera.
Tani, me Persona-t mund të parashihni në çast një skemë dhe ta instaloni me një klikim, pa patur nevojë për rinisje. Krejt temat origjinale mund t'i merrni prapë nga addons.mozilla.org. Që të mësoni më tepër rreth Temave dhe Persona-ve, klikoni këtu.
A janë me burim të hapur Persona-t për Firefox?
Po. Kodi burim për Personas mund të kihet sipas lejes së trefishtë MPL/GPL/LGPL. Burimin mund ta shihni këtu.
Instalim Persona-sh
Si të shtoj Persona te Firefox-i im?
Në më pak se 60 sekonda, mund të instaloni një Persona dhe t'ia ndërroni pamjen Firefox-it tuaj. Thjesht kaloni këtu dhe klikoni butonin e gjelbërt të shkarkimeve. Pas instalimit, mund t'ju kërkohet të rinisni shpejt e shpejt Firefox-in. Pasi Personas të jetë instaluar, do të jeni në gjendje të zgjidhni dhe ndryshoni Persona-t e përzgjedhura në çfarëdo kohe, thjesht duke klikuar te ikona e vogël e dhelprës te cepi i poshtëm majtas i dritares së shfletuesit tuaj ose duke vizituar galerinë dhe duke përzgjedhur ato që doni.
You are using Firefox 4, so you already have access to Personas. Just go to the gallery, roll over any design to preview, and click to install. To manage your designs, go to the Tools menu and select Add-ons to display the add-ons manager. Then click on the Themes button at the top of the add-ons manager window to list your most recently selected designs, or click Find More to see even more designs.
Nëse doni t'i shijoni plotësisht Persona-t, shkoni këtu që të merrni Personas Plus.
-
A janë Persona-t të lira?
Po. Persona-t mund të shkarkohen dhe përdoren lirisht.
-
Personas Plus a është e lirë?
Po. Shtesa Personas Plus është e lirë për shkarkim dhe përdorim. Shkoni këtu, që të merrni Personas Plus.
Nuk më duket se gjej Personas për Firefox pasi e shkarkova dhe instalova. Ku gjendet?
Nuk më duket se gjej Personas Plus pasi e shkarkova dhe instalova. Ku gjendet?
Hapni sytë për ikonën e vogël të dhelprës te cepi i poshtëm majtas i dritares së shfletuesit tuaj Firefox.
Përdorim Persona-sh
Si ta ndërroj Persona-n time të tanishme?
With Firefox 4, there are two easy ways to change your Persona:
- Vizitoni galerinë, e Persona-ve, zgjidhni skemën që ju pëlqen, dhe klikoni mbi zgjedhjen tuaj që t'i ndryshoni pamjen menjëherë shfletuesit tuaj.
Ose - Shkoni te menuja Mjete te Firefox-i dhe përzgjidhni Shtesa, që të shfaqet përgjegjësi i shtesave. Mandej klikoni butonin Tema në krye të dritares së përgjegjësit të shtesave që të shfaqen skemat e përzgjedhura së fundi, ose klikoni Gjeni Më Tepër, për të parë më tepër skema.
Po qe se e keni Personas Plus, klikoni ikonën e vogël të dhelprës te cepi i poshtëm majtas i shfletuesit tuaj që të mundeni të përzgjidhni lehtë një Persona që i shkon stilit tuaj.
Ka dy mënyra të lehta për të ndërruar Persona-n tuaj:
- Vizitoni galerinë, zgjidhni Persona-n që ju pëlqen, dhe klikoni mbi zgjedhjen tuaj që t'i ndryshoni pamjen menjëherë shfletuesit tuaj.
OSE - Klikoni te ikona e dhelprës së vogël te cepi i poshtëm majtas i shfletuesit tuaj, mandej përzgjidhni një Persona që i përshtatet stilit tuaj.
- Vizitoni galerinë, e Persona-ve, zgjidhni skemën që ju pëlqen, dhe klikoni mbi zgjedhjen tuaj që t'i ndryshoni pamjen menjëherë shfletuesit tuaj.
Po qe se kam një temë Firefox-i të instaluar, ç'do të ndodhë kur t'i vesh një Persona?
Nëse keni të instaluar një temë tjetër nga parazgjedhja, Firefox-i do të kalojë vetvetiu te tema parazgjedhje, që të mund t'ju lejojë të përdorni Persona-t që dëshironi.
Po qe se kam një temë Firefox-i të instaluar, a do të funksionojë Persona?
Yes. If you are using Firefox 4 and have a non-default theme installed, Firefox will automatically switch to a default theme in order to allow you to use your choice of persona designs.
Nëse përdorni një version më të hershëm të Firefox-it, këshillohet me forcë që të çinstaloni temën para se të përdorni Persona. Për çinstalimin e një teme të tanishme të Firefox-it, shkoni te menuja e Mjeteve dhe përzgjidhni Shtesa që të shfaqet përgjegjësi i shtesave. Mandej klikoni te butoni Tema në krye të dritares së përgjegjësit të shtesave, klikoni te tema Parazgjedhje për Firefox-in, dhe klikoni mbi Përdore Temën. Pas një rinisje të shpejtë, do të jeni gati ta stolisni shfletuesin tuaj me Persona.
Si ta heq një skemë Persona-je?
Për të hequr nga puna skemën që përzgjodhët së fundmi, klikoni te dhelpra e vogël në cepin e poshtëm majtas të shfletuesit tuaj, klikoni mbi Përzgjedhur Së Fundmi dhe mbi skemën që po përdornit para saj. Nëse parapëlqeni të mos keni ndonjë skemë Persona-sh (pra të keni vetëm ngjyrën gri), klikoni mbi dhelprën e vogël dhe përzgjidhni Parazgjedhjen.
Për çaktivizimin e skemës së tanishme të Persona-s, shkoni te menuja Mjete dhe përzgjidhni Shtesa, që të shfaqet përgjegjësi i shtesave. Mandej klikoni butonin Tema në krye të dritares së përgjegjësit të shtesave, klikoni te tema Parazgjedhje për Firefox-in, e mandej klikoni Përdore Temën.
Si t'i çinstaloj Persona-t nga Firefox-i?
Po qe se keni vendosur që Personas nuk ia vlejnë për ju, mund t'i çinstaloni me pak hapa të lehtë:
- Hapni kutinë e dialogut për Shtesat duke kaluar te "Mjete->Shtesa"
- Klikoni butonin "Zgjerime" në krye
- Përzgjidhni "Persona"
- Klikoni "Çinstaloje"
- Riniseni Firefox-in
Si të jap përshtypjet?
Kërkojmë përherë rrugë për përmirësimin e Personas, dhe duam fort të dimë se çfarë mendoni. Për të na dërguar përshtypjet, vizitoni forumin e Persona-ve.
Krijimi i Persona-s Tuaj
A mund të krijoj një Persona timen?
Plotësisht! Nëse e keni të instaluar Personas Plus, krejt ç'ju duhet të bëni, është të krijoni dy kartela grafike me programin tuaj të parapëlqyer për përpunime grafike (p.sh., Photoshop). Për t'ia filluar, shkoni këtu që të shkarkoni Personas Plus, mandej këtu që të mësoni më tepër se si të krijohet një Persona.
Plotësisht! Krejt ç'duhet të bëni, është të krijoni dy kartela grafike me programin tuaj të parapëlqyer për përpunime grafike (p.sh., Photoshop). Për t'ia filluar, lexoni më tepër se si të krijohet një Persona.
A ka udhëzime lidhur me lëndën e lejuar te galeria e Persona-ve?
Po. Jemi dashamirës të paepur të krijimtarisë, por duam të sigurohemi që arti i paraqitur te galeria e Persona-ve të pajtohet me një grup të thjeshtë udhëzimesh. Ju lutem, shihini Kushtet e Shërbimit këtu, për shtjellim të plotë e me autoritet; ndërsa sa vijon, ju jep një përmbledhje të kërkesave të domosdoshme:
- Ose zotëroni krejt elementët e skemës suaj, OSE jeni i i autorizuar, nga i zoti ose ligji, për në mbarë botën, t'i riprodhoni dhe shpërndani ato (dhe të lejoni të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë).
- Skema juaj nuk përmban lëndë provokuese, fyese, ose seksuale (d.m.th. klasifikohet si G ose PG).
- Skema juaj nuk përfshin elemente të identifikueshëm të ndonjë personi që nuk është figurë e mirënjohur, hiq veten tuaj ose individë që ju kanë dhënë leje ta bëni këtë.
- Skema juaj nuk tregon skena dhune ose Nazizmi, dhe as është diskriminuese apo urrejtje-ndjellëse.
- Hartimi juaj nuk lidhet me bixhozin.
- Skema juaj nuk shkel ndonjë ligj apo rregull të zbatueshëm, apo të drejtat e cilitdo personi apo njësie.
Po ashtu, kini parasysh që skema juaj duhet të jetë e përshtatshme për formatin e Persona-ve (shihni udhëzimet), e një cilësie të pranueshme, dhe jo diçka që përsërit një parashtrim të mëparshëm. Së fundi, ndërkohë që Mozilla jep udhëzime mbi parashtrimet, Mozilla ruan të drejtën të hedhë poshtë ose të heqë nga qarkullimi skema, për çfarëdo arsye. Në disa raste, kjo është e nevojshme për shkaqe ligjore, por na lejon gjithashtu të ruajnë pacënueshmërinë e "site"-it.
Këtu mund të mësoni më tepër se si të krijohen skema të bukura Persona-sh.
Duhet doemos ta shtoj Persona-n time te galeria publike?
Jo. Po qe se e keni të instaluar Personas Plus, mund të krijoni një Persona vetjake, për përdorim vetjak, vetëm duke ndjekur këta hapa:
Jo. Mund të krijoni një Persona vetjake, për përdorim vetjak, vetëm duke ndjekur këta hapa:
Së pari, aktivizoni Persona-t vetjake te versioni juaj i Persona-ve, duke kryer sa vijon:
- Klikoni te ikona e dhelprës së vogël te cepi i poshtëm majtas i shfletuesit tuaj dhe përzgjidhni Parapëlqime
- Te pjesa Të Mëtejshme, përzgjidhni Menunë Shfaq Persona Vetjake
- Mbylle dritaren e parapëlqimeve
Mandej, krijoni Persona-n tuaj vetjake duke bërë sa vijon:
- Klikoni te ikona e dhelprës së vogël te cepi i poshtëm majtas i shfletuesit tuaj
- Përzgjidhni Persona Vetjake, mandej përzgjidhni Përpunoni prej nënmenusë
- Përcaktoni një krye, një fundfaqe, ngjyrën e tekstit dhe ngjyrë theksimi për një Persona që do të ruhet te kompjuteri juaj
Persona juaj e re do të përzgjidhet vetvetiu, ose mund ta zgjidhni prej menusë së vockël me maskën e dhelprës.
Pas krijimit të një Persona-je, a und ta përpunoj ose fshij skemën?
Po. Nëse, në çfarëdo pike, keni nevojë të përpunoni ose fshini skemën e Persona-s suaj pasi është parashtruar te galeria, shkoni këtu ose shkoni te galeria dhe klikoni te Skemat e Mia. Prej atje, mund të shikoni skemat tuaja. Duke klikuar mbi cilëndo, mund të bëni ndryshime të rregullimeve të secilës skemë.
Cila është madhësia maksimum e lejuar për kartela për Persona-n time?
Persona që ngarkoni nuk duhet të tejkalojë 300KB për figure kryeje ose fundfaqe.
Nuk e gjetët dot përgjigjen që po kërkonit? Për më tepër ndihmë, mund të vizitoni asistencën për Firefox-in.
