Si T'ia Fillohet
- Çfarë janë Persona-t?
- Çfarë më duhet për të përdorur Persona?
- Si ta heq një skemë Persona-je?
- A mund të krijoj skemën time për një Persona?
- Keni më pyetje?
Çfarë janë Persona-t?
Persona-t janë tema që ndryshojnë pamjen e shfletuesit tuaj web Firefox, që instalohen lehtë dhe përdoren lehtë. Ka mijëra Persona nga mund të zgjidhni, e më shumë shtohen përditë. Klikoni këtu që të vizitoni galerinë e Persona-ve dhe të filloni të kërkoni për një që i shkon stilit tuaj.
Çfarë më duhet për të përdorur Persona?
Në më pak se 60 sekonda, mund të instaloni një Persona dhe t'ia ndërroni pamjen Firefox-it tuaj.Thjesht kaloni këtu dhe klikoni butonin e gjelbër të shkarkimeve. Pas instalimit, mund t'ju kërkohet të rinisni shpejt e shpejt Firefox-in. Pasi Personas të jetë instaluar, do të jeni në gjendje të zgjidhni dhe ndryshoni Persona-t e përzgjedhura në çfarëdo kohe, thjesht duke klikuar te ikona e vogël e dhelprës te cepi i poshtëm majtas i dritares së shfletuesit tuaj ose duke vizituar galerinë dhe duke përzgjedhur një skemë tjetër.
Si ta heq një skemë Persona-je?
Për të hequr nga puna skemën që përzgjodhët së fundmi, klikoni te dhelpra e vogël në cepin e poshtëm majtas të shfletuesit tuaj, klikoni mbi "Përzgjedhur Së Fundmi" dhe mbi skemën që po përdornit para saj. Nëse parapëlqeni të mos keni ndonjë skemë Persona-sh (pra të keni vetëm ngjyrën gri), klikoni mbi dhelprën e vogël dhe përzgjidhni "Parazgjedhjen."
A mund të krijoj skemën time për një Persona?
Plotësisht! Krejt ç'duhet të bëni, është të krijoni dy kartela grafike me programin tuaj të parapëlqyer për përpunime grafike (p.sh., Photoshop). Për t'ia filluar, lexoni më tepër se si të krijohet një Persona.
Keni më pyetje?
Shihni përgjigjet te pyetjet e bëra shpesh ose vizitoni forumin e Persona-ve për më tepër ndihmë.
- Çfarë janë Persona-t?
- Ç'është Personas Plus dhe si ta marr?
- Çfarë më duhet për të përdorur Persona?
- Si ta heq një skemë Persona-je?
- A mund të krijoj skemën time për një Persona?
- Keni më pyetje?
- Doni të Shijoni Plotësisht Persona-t?
Çfarë janë Persona-t?
Persona-t janë tema që ndryshojnë pamjen e shfletuesit tuaj web Firefox, që instalohen lehtë dhe përdoren lehtë. Ka mijëra Persona nga mund të zgjidhni, e më shumë shtohen përditë. Mundeni madje të krijoni një të tuajën dhe ta ndani me të tjerët.
Vizitoni galerinë e Persona-ve dhe filloni e kërkoni për skema që përshtaten me stilin tuaj. Për shijim të plotë të Persona-ve, shihni Personas Plus.
Ç'është Personas Plus dhe si ta marr?
Personas Plus është një shtesë Firefox falas që, me një klikim, ju jep mundësinë të shijoni tërë gamën e punimit me Personas. Ja ca nga gjërat që mund të bëni me Personas Plus:
- Shijoni hyrje të menjëhershme te mbi 35000 skema
- Zgjidhni të parapëlqyerat tuaja dhe ndërroni Persona kur të doni
- Krijoni skemën tuaj, për kompjuterin tuaj
- Shihni punimet dhe veçoritë më interesante sapo të mbërrijnë
Për të pasur Personas Plus, shkoni këtu dhe klikoni butonin e gjelbër Merr Personas Plus. Pasi Personas të instalohet, do të jeni në gjendje të zgjidhni dhe ndryshoni Persona-n tuaj kurdo, thjesht duke klikuar te maska e dhelprës së vogël në cepin e poshtëm majtas të dritares së shfletuesit tuaj ose duke vizituar galerinë dhe përzgjedhur një tjetër.
Çfarë më duhet për të përdorur Persona?
As a Firefox 4 user, you already have access to Personas. Just go to the gallery, roll over any design to preview, and click to install. To manage your designs, go to the Tools menu and select Add-ons to display the add-ons manager. Then click on the Themes button at the top of the add-ons manager window to list your most recently selected designs, or click Find More to see even more designs.
Për të administruar skemat tuaja, shkoni te menuja Mjete dhe përzgjidhni Shtesa që të shfaqet përgjegjësi i shtesave. Mandej klikoni te butoni Tema, në krye të dritares së përgjegjësit të shtesave, që të paraqiten skemat e përzgjedhura prej jush së fundi, ose klikoni Gjej Më Tepër, për të parë edhe më tepër skema.
Për shijim të plotë të Persona-ve, shihni Personas Plus.
Si ta heq një skemë Persona-je?
Për çaktivizimin e skemës së tanishme të Persona-s, shkoni te menuja Mjete dhe përzgjidhni Shtesa, që të shfaqet përgjegjësi i shtesave. Mandej klikoni butonin Tema në krye të dritares së përgjegjësit të shtesave, klikoni te tema Parazgjedhje për Firefox-in, e mandej klikoni Përdore Temën.
A mund të krijoj skemën time për një Persona?
Plotësisht! Nëse e keni të instaluar Personas Plus, krejt ç'ju duhet të bëni, është të krijoni dy kartela grafike me programin tuaj të parapëlqyer për përpunime grafike (p.sh., Photoshop). Për t'ia filluar, shkoni këtu që të shkarkoni Personas Plus, mandej lexoni më tepër se si të krijohet një Persona.
Keni më pyetje?
Shihni përgjigjet te pyetjet e bëra shpesh ose vizitoni forumin e Persona-ve për më tepër ndihmë.
Doni të Shijoni Plotësisht Persona-t?
Shihni Personas Plus.
